OKB, fjalimet pro dhe kundë

OKB, fjalimet pro dhe kundë
Mediat serbe, në raportet nga mbledhja e KS të OKB, ku u debatua për situatën në Kosovë, kanë analizuar dallimet e anëtarëve të KS rreth Kosovës edhe nga përshendetjet e bëra.

Sipas gazetës serbe Blic, për dallimet e raporteve të vendeve anëtare të KS të OKB ndaj Beogradit dhe Prishtinës dëshmon radha sipas së cilës diplomatët kanë përshëndetur kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiqin, transmeton portali Koha.

Sipas Kohes që bazohet në një analizë të të përditshmes serbe Blic, përfaqësuesit e Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe së pari kanë përshëndetur Thaçin e më pastaj Daçiqin, ndërsa diplomati rus, portugez, marokian dhe ai nga India së pari e kanë përshëndetur Ivica Daçiçin, e më pastaj Thaçin.

Mediat serbe, por edhe ato të Kosovës kanë shkruar rreth fjalimeve duke ndarë dhe potencuar fjalimet pro dhe duke ironizuar ato kundër.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital