OKB, islamikët përsërisin thirrjen
për njohjen e shtetit të Kosovës

OKB, islamikët përsërisin thirrjen<br />për njohjen e shtetit të Kosovës
NJU JORK - Këshilli i Ministrave të Jashtëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), gjatë takimit vjetor koordinuese që e ka zhvilluar në selinë e Kombeve të Bashkuara, ka riafirmuar thirrjen për shtetet e mbetura të kësaj organizate, që të njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

Në takim, përveç të tjerave është vlerësuar lartë progresi i vazhdueshëm që po bëhet në forcimin e demokracisë dhe puna e institucioneve të Kosovës në shërbim të paqes dhe stabilitetit në tërë territorin e Kosovës dhe rajon.

Në takim u vlerësua edhe marrëveshja e arritur më 19 prill 2013 në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me lehtësimin e BE-së, duke i bërë thirrje palëve për implementimin e plotë të saj.

Më tutje, në deklaratën finale të takimit të Ministrave të Jashtëm të OBI-i, riafirmohet apeli i bërë edhe me Rezolutën paraprake dhe deklaratën finale të liderëve të shteteve anëtare, për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet anëtare, si dhe thirrja për shtetet anëtare të OBI-t që të vazhdojnë kontributin e tyre për fuqizimin ekonomik të Republikës së Kosovës.

Para mbledhjes së Ministrave të Jashtëm të OBI-t, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës, Ekmeleddin Ihsanoglu.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka kërkuar nga sekretari Ihsanoglu që OBI të mbaj në agjendë dhe të përkrahë rritjen e numrit të njohjeve për Republikën e Kosovës.

Ministri Hoxhaj me këtë rast ka shprehur mirënjohje për përpjekjet e vazhdueshme të sekretarit Ihsanoglu dhe për mbështetjen e dhënë për Kosovën në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore