OKB-ja në krye të përpjekjeve
kundër shpërhapjes së virusit Ebola

OKB-ja në krye të përpjekjeve<br />kundër shpërhapjes së virusit Ebola
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon thotë se OKB-ja po “vihet në krye” të përpjekjeve kundër epidemisë së Ebolës në Afrikën Perëndimore.
 
Ai u tha dje gazetarëve se së bashku me Drejtoren e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan do të paraqesin një plan ndërkombëtar nesër, gjatë një takimi urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
 
Këshilli pritet të votojë po nesër për një projekt-rezolutë të Shteteve të Bashkuara, ku u bëhet thirrje vendeve anëtare që të dërgojnë menjëherë ndihmë, spitalë portativë dhe punonjës të shëndetësisë në vendet e prekura, si edhe të heqin kufizimet e udhëtimit në ato zona.
 
Dje Presidenti Barack Obama njoftoi se do të dislokojë mijëra trupa amerikane për të mbështetur shërbimet mjekësore në Afrikën e Veriut ku kanë gjetur vdekjen afro 2 mijë e 500 vetë nga epidemia. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024