Kombet e Bashkuara i janë bashkuar përgjigjes ndërkombëtare në ndihmë të personave të prekur nga përmbytjet në jug të vendit. Mbështetja aktuale përfshin një grant emergjence në vlerën 50 000 dollarë amerikanë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA) në ndihmë të rreth 250 familjeve më të prekura për një periudhë njëmujore.
Kjo ndihmë do t’u shpërndahet në mënyrë të veçantë, familjeve më të varfra, familjeve rome dhe familjeve me kryefamiljare femra. Në përgjigje të kërkesës së qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë për popullsinë e prekur në jug të vendit, koordinatorja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesi i UNICEF-it dhe një grup ekspertësh nga Programi Botëror i Ushqimit do të udhëtojnë drejt zonave të prekura për të vlerësuar nga afër situatën e personave të prekur nga përmbytjet, si pjesë të një vlerësimi të shpejtë për sigurinë e ushqimit, me qëllim përcaktimin e nivelit të mbështetjes me ndihmën e nevojshme nga OKB-ja.
Kombet e Bashkuara do të koordinojnë gjithashtu përpjekjet me Bashkimin Evropian dhe Bankën Botërore për të mbështetur qeverinë në vlerësimin e dëmeve te shkaktuara me qëllim qe komuniteti ndërkombëtar te mbështesë direkt masat e rimëkëmbjes së qëndrueshme të identifikuara nga qeveria shqiptare.
Sasia e reshjeve në Shqipëri arriti nivelin 200 mm në vetëm tre ditë, të barasvlershme me reshjet mesatare të një muaji. Reshjet kanë prekur në veçanti rajonet juglindore dhe jugore të Shqipërisë, të cilat janë përmbytur nga lumi i Vjosës. Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, nga përmbytjet janë prekur rreth 42 000 persona.
Rreth 2000 familje po vuajnë nga humbja ose dëmtimi i rëndë i banesave, humbja e pasurive ekonomike, ku përfshihet edhe një numër i lartë bagëtish dhe shpendësh. Sipas raporteve më të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë ngordhur gjithsej 53 000 krerë bagëti dhe shpendë.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarj.com)
/Shqiptarja.com