OKB - Jeremiç, kryetar i Asamblesë së Përgjithshme

OKB - Jeremiç, kryetar i Asamblesë së Përgjithshme
Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, merr sot presidencën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Në selinë e OKB-së në Nju-Jork do të mbahet një ceremoni simbolike e dorëzim-pranimit të përgjegjësive nga kryetari i deritashëm nga Katari, Nasir Abdulaziz al-Nasir, tek Jeremiçi - transmeton Evropa e Lirë.

 Kohë më parë, Jeremiç ka deklaruar se kërkesa eventuale e Kosovës për anëtarësim në OKB gjatë kohës sa ai kryeson Asamblenë e Përgjithshme të këtij mekanizmi, do të ishte akt i pamenduar provokimi, i cili nuk ka kurrfarë gjasash të ketë sukses. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi