Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i ka ftuar të martën Kosovën e Serbinë që ta vazhdojnë dialogun, si dhe të përmbahen nga veprimet e dhunshme në pjesën veriore të Mitrovicës ku situata është cilësuar si e brishtë, shkruan Koha Ditore.
Thirrjen për vazhdim të dialogut e kanè bërë shumica e diskutuesve por edhe përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, shefi i UNMIK-ut, Ferid Zarif i cili ka kërkuar vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës e Beogradit dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tash.
Zarif është shprehur optimist edhe për vendosmërinë e Qeverisë së re serbe që të vazhdojnë dialogun me Kosovën.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe dhe ai i Gjermanisë në KS të OKB-së i kanë ftuar Prishtinën e Beogradin që të vazhdojnë dialogun. Por të dyja shteteve ua kanë kujtuar obligimet që u takojnë në këtë proces si parakusht për integrimin e dy shteteve në BE.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com