OKB kërkon ndihmë nga FMN! Madridi hedh poshtë kufizimet Covid...Protesta në Francë

OKB kërkon ndihmë nga FMN! Madridi hedh poshtë kufizimet Covid...Protesta në Francë

Pandemia ende po shkakton një ndikim të rëndë në shëndetin e qenieve njerëzore në të gjithë planetin, por natyrisht edhe në ekonomitë në të gjithë botën.

Me pjesën më të madhe të Europës në rrezik të një recesioni të dyfishtë, në rast të mbërritjes së një vale të dytë të Covid-19, ndihma publike do të duhet domosdoshmërisht të zgjatet. Kjo sidomos pasi i dërguari special i OBSH-së për pandeminë, David Nabarro, tha dje se ‘Virusi nuk do të zhduket, madje as me vaksinën’.

Ky është lloji i krizës për të cilën është krijuar FMN-ja

Kombet e Bashkuara i ka bërë thirrje për mbështetje Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili mund të garantojë investime në zona në zhvillim dhe me të ardhura të mesme të botës.

António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara u shpreh se

"Kriza ka shkatërruar jetën dhe jetesën dhe ka pasur një ndikim të pashembullt në ekonomi, veçanërisht në vendet dhe komunitetet më pak të afta të përballojnë pandeminë. Kjo është saktësisht lloji i krizës për të cilën FMN-ja u krijua: për të ngritur në këmbë ekonomitë e trazuara".

Rebelohet Madridi

Në funksion të rrezikut të transmetimit të pakontrolluar të Covid-19 në të gjithë Spanjën, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar kufizime të lëvizshmërisë, zvogëlimin e tubimeve maksimalisht në gjashtë persona dhe mbylljen e terreneve të lojërave në zonat me infeksione më të larta në Madrid. Masat do të zbatohen për të gjitha komunat me më shumë se 500 infeksione për 100,000 banorë dhe me kujdes intensiv të paktën 35% të okupuar. Por autoritetet në kryeqytetin spanjoll kanë refuzuar të vendosin kufizime të reja që do të preknin pothuajse të gjithë Madridin

Franca proteston

Në Francë, qeveria sapo ka prezantuar masa shtesë ekonomike për të ndihmuar pronarët e bareve dhe restoranteve, veçanërisht ata të detyruar të mbyllen, si në qytetin Marsejë. Por zemërimi i tregtarëve po rritet dhe një demonstrim i madh kombëtar po organizohet në të gjithë vendin për këtë fundjavë.

Gjermania e shqetësuar

Angela Merkel u tha ligjvënësve të parlamentit federal se vendi do të kishte nevojë për më shumë para për të përballuar pandeminë, duke paralajmëruar muaj të vështirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari