/ATSH-AFP/ - Më shumë se gjysmë milioni migrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Evropë duke kaluar nëpërmjet Mesdheut në vitin 2015, dhe rreth 3 000 kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur. Sipas shifrave të publikuara nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (HCR).
Këtë vit, gjithsej, rreth 515 000 migrantë dhe refugjatë kanë kaluar Mesdheun, ku rreth 383 000 persona kanë dalë në Greqi dhe rreth 129 000 të tjerë në Itali, sipas HCR-së që thekson se 54 për qind e tyre janë sirianë dhe 13 për qind janë afganë.
Në Greqi, 71 për qind e personave të ardhur janë sirianë.
Nga ana tjetër, rreth 2 980 refugjatë dhe migrantë kanë vdekur ose janë shpallur të zhdukur këtë vit gjatë përpjekjeve të tyre për të mbërritur në Evropë duke kaluar në rrugë detare të rrezikshme në Mesdhe.
/Shqiptarja.com