OKB, ministri Hoxhaj: Serbia
të heqë strukturat paralele në veri

OKB, ministri Hoxhaj: Serbia <br />të heqë strukturat paralele në veri
KOSOVE- “Serbia të ndalë dhunën dhe të tërheqë njësitet e saj policore të sigurisë dhe ato paraushtarake nga veriu i Kosovës.” Kjo ka qënë kërkesa e ministrit të jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në seancën që u mbajt mbrëmë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

“Axhenda e Serbisë në këtë pjesë të Kosovës është mbajtja e status-quos dhe krijimi i kushteve për një konflikt të ngrirë dhe ndarje territoriale. Për shkak të kësaj situate, u bë e pamundur për institucionet tona që t’i integrojnë serbët e Kosovës dhe të zbatojnë Planin e Ahtisaarit në këtë pjesë të vendit tonë siç e bëmë me sukses në pjesën tjetër të Kosovës. Ky është këndi i vetëm i Evropës ku nuk ka sundim të ligjit, nuk ka pjesëmarrje demokratike në institucione”, ka thënë ministri i jashtëm i Kosovës.

“Në tre muajt e fundit, ne kemi parë dy fytyra të Serbisë: Serbia e cila sillet si një vend pro-evropian në marrëdhëniet me Brukselin dhe Serbinë e cila sillet në mënyrë anti-evropiane në marrëdhëniet me Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Duke folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ministri Hoxhaj ka thënë se Serbia ndonëse ka nënshkruar marrëveshjet ka hezituar që t’i zbatojë ato.

Ndërsa ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, ka theksuar se Kosova është duke kërcënuar komunitetin serb që jeton atje. Ai ka përmendur disa incidente të cilat sipas tij, janë bërë më qëllim nga institucionet kosovare.

Jeremic ka kujtuar rastet e arrestimit të disa pjesëtarëve të MUP-it, serb të cilët ishin arrestuar muaj më parë në Kosovë. Ai ka thënë se ekstremistët shqiptar janë duke penguar arritjen e një zgjidhje paqësore. Ndërkaq ai theksoi se Serbia ka mbetur e shokuar nga lirimi I Ramush Haradinajt nga Haga.

Kurse shefi i UNMIK-ut, Farid Zarif, është shprehur se pret që bashkësia ndërkombëtare të angazhohet më shumë dhe të intensifikojë përpjekjet për tu ballafaquar me çështjet fondamentale me të cilat ballafaqohet Kosova.

Sipas shefit të UNMIK-ut, pritet që Beogradi të formojë qeverinë e re dhe shpreson që ajo do të merret më seriozisht me çështjen e Kosovës.

(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)