OKB, nis sot seanca për Kosovën

OKB, nis sot seanca për Kosovën
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi merrë pjesë për herë të parë në një mbledhje të Këshillit gjatë mandatit të tij të dytë si kryeministër i Kosovës dhe siç u tha nga zyra e tij “Kosova ka vendosur që të ketë të njëjtin nivel përfaqësimi pasi Serbia po përfaqësohet po ashtu nga kryeministri i saj.”

Nuk është e qartë ende se a është pjesëmarrja e shefave të qeverive të dy vendeve fqinje rezultat i vullnetit të tyre apo është një trysni ndërkombëtare si parahyrje e një takimi/dialogu të mundshëm që do të mund të promovohej gjatë Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që do të fillojë nga fundi i shtatorit.

Presidente e radhës për këtë muaj e Këshillit është Franca, ndërsa seanca pritet të fillojë në ora dhjetë sipas kohës në New York ku do të shqyrtohet raporti periodik mbi Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon.

Koha Ditore shkruan se në këtë raport, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, ka hedhur shumë kritika në adresë të institucioneve të Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën.
Ban Ki- moon ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës gjatë shënimit të Vidovdanit, më 28 qershor, ndërsa ka shprehur shqetësimin edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë financimin e Administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës, UAM.
Nga faktori ndërkombëtar Ban ka kërkuar më shumë unitet për presion ndaj palëve dhe angazhim më të madh të palëve në dialog.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital