TIRANË – Për herë të parë Organizata e Kombeve të Bashkuara ka publikuar një raport për vendet më të lumtura në botë. Dhe në këtë renditje, Shqipëria renditet er 89-ta, shumë pak larg vendeve më pak të lumtura në botë. Në fakt, raporti u realizua nga ekspertet e universitetit te Kolumbias.
Sa i takon vendit tonë, ai renditet e 89-ta përkrah Tunizisë, Nikaraguas e Afrikës se Jugut dhe pas Iranit, Libisë dhe Pakistanit, sa i përket vendeve më të lumtura në glob.
Klasifikimi është bërë duke u mbështetur në disa faktorë si: papunësia, mosha e vdekshmërisë dhe shëndetit mendor ne Shqipëri, zgjatshmeria e martesave dhe qëndrueshmëria e familjes, si dhe numri i viktimave apo aksidenteve ne vit.

Kosova ndodhet disa vende me sipër në klasifikim krahasuar me Shqipërinë, në pozicionin e 69. Indeksi i lumturisë shënon shifër në ulët në Moldavi dhe Bullgari, të cilat renditen pas nesh.
Raportin vëren se shtetet e pasura, kryesisht vendet nordike, janë ato me popullsinë me të lumtur në botë. Në fakt në krye të këtij klasifikimi ndodhet Islanda, Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Holanda e më pas edhe Kanadaja, Zvicra e Suedia.

(aq/shqiptarja.com)