Situata pritet të përkeqësohet në verë kur kalimtarët klandestinë dyfishojnë aktivitetin. Numri i imigrantëve në Mesdhe u rrit vitin 2014 nga 75 000 në gjashtë mujorin e parë në 219 000 në fund të vitit, sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët.
"Evropa është përballur me një krizë të refugjatëve nëpërmjet rrugëve detare duke arritur proporcione historike", theksoi komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR) duke shtuar se këta imigrantë dhe refugjatë, pjesa më e madhe e të cilëve janë arratisur nga luftërat, konfliktet dhe persekutimet.