Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos sulmojnë infrastrukturën civile në Iran.
“SHBA-të janë paralajmëruar se sulmi ndaj infrastrukturës civile është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar”, tha një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Stephane Dujarric deklaroi se një sulm duhet të ndalohej, edhe nëse ndërtesa do të kualifikohej si një objektiv ushtarak, nëse rrezikon "dëm të tepërt ndaj civilëve".
Ai shtoi se në raste të tilla, një gjykatë do të duhet të vendosë nëse sulme të tilla ishin krime lufte.
Ky paralajmërim vjen pasi Donald Trump hodhi poshtë idenë se sulmet e tij kërcënuese ndaj infrastrukturës së Iranit do të ishin një krim lufte.
Trump u tha gazetarëve se nuk ishte "aspak" i shqetësuar për shkeljen e ligjit ndërkombëtar, ndërsa vazhdoi të kërcënonte me shkatërrimin e urave dhe termocentraleve të Iranit nëse nuk arrinte të përmbushte një afat për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Nesër afati përfundimtar për marrëveshje me Teheranin, s’mund të kenë armë bërthamore! Propozimi i tyre për fundin e konfliktit, i pamjaftueshëm









