/ATSH-AFP/ - Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi dje në mbrëmje homologët e tij amerikanë dhe francezë se kërkojnë të vendosin se kush do të drejtojë Sirinë, të cilët bëjnë vazhdimisht thirrje për largimin e Bachar al Assad.
"Kam respektin më të madh për homologët e mi amerikanë dhe francezë, por ata nuk janë qytetarë sirianë dhe nuk duhet të implikohen në zgjedhjen e krerëve të një vendi tjetër", deklaroi Putini gjatë një konference për shtyp në selinë e OKB-së në Nju jork, pas një takimi të gjatë me presidentin Obama mbi çështjen siriane.
Presidenti rus, nuk ka përjashtuar gjithashtu sulmet ajrore kundër grupit Shteti Islamik në Siri, në mbështetje të aleatit të tij Bachar al Assad.