Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të promovojë vlerën e torelancës fetare të Shqipërisë, duke dhënë në OKB shembullin e vetë familjes së tij. Kryeministri i Shqipërisë gjatë fjalës së tij, në një prej paneleve të organizuara në kuadër të Samitit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka marrë jo pak vëmendje kur foli për veten, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. “Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks.
Kështu djali ynë, vetëm 1 vjeç duhet ende të vendosë se cilit besim t’i përkasë. Dhe ai është me fat sepse jeton në një vend ku askush përfshirë familjen e tij nuk do t’i bëjë kurrë presion atij që të zgjedhë një besim të caktuar. Sepse ai ka lindur në një vend të pagëzuar nga vetë Papa Fraçesku si vendi i vëllazërisë fetare, çka përfaqëson një garanci thelbësore për brezat e ardhshëm që ta gëzojnë këtë botë në paqe dhe prosperitet”, tha ai.
Sipas Ramës, harmonia fetare si ajo e Shqipërisë mund të kontribuojnë në luftën kundër ekstremizmit, një prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballet bota sot. “Përtej çdo dyshimi, urrejtja që këto sulme mbartin dhe verbëria që ato tregojnë nuk vjen vetëm për shkak të besimit të korruptuar. Ka kaq shumë forca përçarëse në botën tonë dhe origjina e radikalizimit të atyre që kryejnë masakra në emër të Zotit duhet kërkuar edhe në sistemet dhe mënyrat e qeverisjes që prodhojnë pabarazi tensione sociale dhe diskriminim”, tha Rama.
Në vijim të vizitës së tij në Nju York, Kryeministri Edi Rama, foli gjatë seancës së posaçme për zbatimin e Axhendës së zhvillimit post 2015, në Samitin e Kombeve të Bashkuara, ku merrnin pjesë liderë botërorë nga të gjitha shtetet anëtare. Kjo seancë e posaçme, që u përshëndet edhe nga Papa Françesku, u fokusua në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm.
Kryeministri Rama theksoi se për Shqipërinë qëndrueshmëri do të thotë përforcimi i shtetit të së drejtës dhe vlerave demokratike shoqërore “Kjo axhendë e re, kurajoze, ambicioze e një transformimi global është angazhimi ynë që t’i çojmë njerëzit nga përjashtimi tek gjithëpërfshirja.
Nga varfëria tek rruga e begatisë, nga pasiguria tek parashikueshmëria dhe zgjidhjet, për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global. Është pakti i një gjenerate që i ka kthyer sytë nga e ardhmja në një botë që shkon përpara me një hap më të shpejtë. Është një marrëveshje e re globale me premtimin solemn që askush nuk duhet lënë mbrapa”,-tha Rama. Në vijim, Kryeministri theksoi mes të tjerash se Reforma në Drejtësi që po ndërmerret do të bashkojë më shumë shtetin me qytetarët.
“Ne jemi duke ndërmarrë një reformë transformuese në drejtësi, një proces jetësor që do ta bashkojë më shumë shtetin me qytetarët, do t’i japë drejtësisë kuptimin e saj të vërtetë dhe do të ketë një ndikim më të thellë dhe pozitiv mënyrën sesi vendi do të shkojë përpara në vitet në vijim.” Ndërsa vlerësoi bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, si domosdoshmëri për jetesën në paqe dhe harmoni, Kryeministri u shpreh se kjo gjë është thelbësore për qëndrueshmërinë.
“Shqipëria zhvillohet brenda një rajoni, Ballkanit, i cili akoma po përpiqet të gjejë vendin e tij të begatë në Evropën e Bashkuar. Megjithatë, ende në pritje për t’u kualifikuar si anëtarë të BE-së, ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi, ndërmjet nismave konkrete, për të sjellë më afër gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të rrisim bashkëpunimin në çdo fushë të jetës.
Dihet botërisht se sa më shumë bashkëpunojmë me njëri tjetrin, sa më shumë bashkëndajmë, sa më shumë jemi të ndërlidhur, sa më shumë e njohim dhe e pranojmë njëri-tjetrin, kemi më shumë shanse që të jetojmë dhe të punojmë së bashku në paqe dhe harmoni”,-tha Rama.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO