KORE E VERIUT - Kina përsëriti qëndrimin e saj të martën, se do të mbështesë rezolutën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së ndaj Koresë së Veriut.
Deklarata erdhi pasi Shtetet e Bashkuara dhe Kina arritën një marrëveshje paraprake mbi një projekt-rezolutë të OKB-së, që parashikon sanksione ndaj Koresë së Veriut për ta ndëshkuar për testin e saj bërthamor të kohëve të fundit.
Zyra e shtypit e OKB-së njoftoi se Rusia, e cila mban presidencën e Këshillit të Sigurimit të 15 vendeve gjatë këtij muaji do të mblidhet me dyer të mbyllura për të votuar mbi projekt-rezolutën mbi Korenë e Veriut në Nju Jork të martën. Detajet e draftit nuk janë bërë ende publike.
Këshilli i Sigurimit i OKB ka dënuar fuqishëm provën e tretë bërthamore të Koresë së Veriut më 12 shkurt dhe u zotua të marrë masa kundër Penianit për një akt, që ka irrituar të gjitha fuqitë e mëdha botërore, përfshirë Kinën.
Peniani zyrtar tha në atë kohë, se testi ishte një akt i vetëmbrojtjes kundër qëndrimit të vazhdueshëm armiqësor të Shteteve të Bashkuara dhe kërcënoi masa të forta nëse është e nevojshme.
Testet e mëparshme bërthamore të Koresë së Veriut kanë shtyrë Këshillin e Sigurimit të imponojë sanksione, që përfshijnë një ndalim të importit të teknologjisë bërthamore dhe të raketave, një embargo armësh dhe ndalimin mbi importet e mallrave luksoze.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com