Në një seancë konsultimesh në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfaqësues perëndimorë nuk kanë pranuar asnjë pretendim të Rusisë. Më së shumti debat ka pasur ndërmjet diplomatit gjerman dhe atij rus, - kanë thënë burime ndërkombëtare.Diplomacia ruse ka dështuar ta dëmtojë Kosovën përmes konsultimeve në Këshillin e Sigurimit, sepse argumentet e saj janë kundërshtuar nga shtetet perëndimore. Burimet thonë se Rusia ka ngritur disa çështje, përfshirë vrasjen e dy serbëve në komunën e Ferizajt.
Përfaqësues të shteteve perëndimore kanë thënë se ky rast është i izoluar, pavarësisht tensioneve në veri të Kosovës.
Por ajo që i ka habitur diplomatët perëndimorë ka qenë protesta e përfaqësuesit rus për pjesëmarrjen e Kosovës në Konferencën `Miqtë e popullit sirian`, e mbajtur në Paris para dy javësh, ku në cilësi të barabartë ishte i ftuar edhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Gjithashtu, diplomati rus ka pretenduar se në Kosovë janë stërvitur kryengritësit sirianë dhe jo vetëm ata, por edhe qytetarë të Libisë. `Gjermania lidhur me spekulimet për trajnime, ka thënë se ne nuk janë aty të merren me thashetheme, duke kërkuar fakte.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com