/ATSH-AFP/ - Këshilli i Sigurimit të OKB-së njoftoi sot se kishte shtuar në listën terroriste grupin xhihadist libian, Ansar al-Charia për shkak të lidhjeve me organizatën Al-Kaeda, theksuan zyrtarët.
Një embargo mbi armët, një ngrirje e të ardhurave dhe një ndalim ndërkombëtar për të udhëtuar duke përfshirë anëtarët e grupit islamik radikal kanë hyrë në fuqi me kërkesë të Britanisë së Madhe, Francës dhe SHBA-së.
Grupi xhihadist libian, Ansar-al Charia është i vendosur në Bengazi, qyteti i dytë i Libisë, rreth 1 000 kilometra nga Tripoli. Ai tashmë është klasifikuar si grup terrorist nga SHBA-ja dhe autoritetet libiane.
Ky grup është akuzuar për përfshirje në atentatin e Bengazit që i kushtoi jetën në shtator të vitit 2012 ambasadorit amerikan si dhe tre shtetasve të tjerë amerikan.