Të burgosurit e mbajtur nga të dyja palët në luftën ruse në Ukrainë i janë nënshtruar torturave, duke përfshirë rrahje, goditje elektrike dhe trajtim poshtërues teksa ishin të zhveshur, thanë të martën hetuesit e OKB -së.
"Sipas ligjit ndërkombëtar ndalimi i torturës dhe keqtrajtimit është absolut, madje në kohë konflikti të armatosur. Të burgosurit në Rusi dhe në Ukrainë iu janë nënshtruar torturave", u tha gazetarëve Matilda Bogner, kreu i Misionit të Monitorimit të të Drejtave të OKB-së.
Lajmi kryesor:
Raketat godasin në territor të NATO-s, 2 të vdekur në Poloni! SHBA: Mbrojmë çdo centimetër të Aleancës! Rusia: Lajmet, provokim! Rama: Shqipëria e shqetësuar









