OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë! Hasani: Shqipëria e bashkë-sponsorizoi dhe e mbështeti

OKB-ja miraton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë! Hasani: Shqipëria e bashkë-sponsorizoi dhe e mbështeti

Votimi ne OKB per rezoluten qe denon masakren e Srebrenices, 23 maj 2024

Me 84 vota në favor, 19 kundër dhe 68 abstenime, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që përcakton 11 korrikun, ditë të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, kur forcat serbe të Bosnjës vranë më shumë se 8,000 myslimanë boshnjakë në Srebrenicë.

Shqipëria krah vendeve të rajonit Mali i Zi,  Maqedonia e Veriut, Kroacia - votuan pro. Ndërkohë vota e Serbisë ishte kundër.

Në një reagim në rrjetin social ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se Shqipëria ishte bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës. ” shkruan Hasani.

Hasani e cilëson datën 11 korrik si ditën kur do të nderohen viktimat, po ashtu edhe ata që mbijetuarit  nga gjenocidi në Bosnjë – Hercegovinë.

Miratimi i Rezolutës u përshëndet edhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Basha: Vota pro i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme

1715938144_lulzimbasha.png

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e OKB.

"Vota pro Rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme për të gjithë Evropën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb”.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mbajti sot një qëndrim dinjitoz që i shërben kujtesës për të mos harruar dhe së ardhmes që e shkuara të mos përsëritet. Vota PRO rezolutës së Srebrenicës i vendos emrin e duhur një ngjarjeje të dhimbshme  për të gjithë Europën, e në veçanti për gratë dhe nënat boshnjake, që humbën 8 mijë burra dhe djem për shkak të masakrës së kryer nga shovinistët serb”, thekson kreu i PD.

“Tashmë 11 korriku do të njihet botërisht dhe përgjithmonë si Dita Ndërkombëtare në Kujtim të Gjenocidit të Srebrenicës, duke i shërbyer kujtesës dhe reflektimit të përhershëm për çmimin e lirisë që paguan boshnjakët nga makineria serbe, e cila, me një agresivitet çnjerëzor, u shfaq edhe në luftën e Kosovës”, nënvizon Basha.

Basha shton se, “zhvillimet e fundit në rajon dëshmojnë se krimet e padënuara përbëjnë bazë që ato të përsëriten, për më tepër kur politika kthehet në një lojë për autokratët, që për pushtetin e tyre kërkojnë të rikthejnë në Ballkan hijet e errëta të së kaluarës, ndërkohë që popujt, qofshin këta boshnjak, shqiptar, maqedonas, malazez a serb, kërkojnë të shohin drejt së ardhmes”.

Ora 19:39
Miratimi i rezolutës së Srebrenicës, Begaj: Vota e Shqipërisë konfirmon vlerat perëndimore! Masakra të tilla nuk duhet të përsëriten

 

1716486413_bajrambegaj.png

Dhënia e votës pro nga Shqipëria për miratimin e rezolutës së Srebrenicës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka konfirmuar vlerat e një vendi perëndimor për presidentin Bajram Begaj.

Begaj e ka ndarë në profilin e tij në rrjetin X qëndrimin mbi miratimin nga ana e Asamblesë së OKB-së të Rezolutës, e cila u miratua me 84 vota pro, kundër 19 dhe 68 abstenime.

“Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot një rezolutë që e vendos 11 Korrikun Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Shqipëria edhe një herë e konfirmoi veten në grupin e vlerave perëndimore me votën dhe angazhimin e saj që kjo rezolutë të miratohej”, shkruan ai.

Teksa e cilësoi këtë datë si një datë të rëndësishme, Begaj shkruan se masakra të tilla si ajo e Srebrenicës nuk duhet që të përsëriten.  

“Kjo datë do të shërbejë si kambanë e përhershme për të përkujtuar dënimin e gjenocidit, që masakra të tilla të mos përsëriten më dhe njëkohësisht është edhe një përgjigje ndaj mohuesve të gjenocidit dhe krimeve të tilla të tmerrshme”, shkruan Presidenti i Republikës.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb