Oketa e mirëpret në FRD
Topi: Aleanca e vetme, qytetari
Me vlerësimin maksimal Bamir Topi i rikthehet politikës duke iu bashkuar Frymës së re Demokratike, ku tashmë janë anëtarësuar dhe ish deputetë të tjerë të Partisë Demokratike Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaraj. Topi: Aleanca do të jetë vetëm me qytetarin. Aspak me partitë e vjetra. Oketa: Një aset i shtuar në FRD-në tonë. (Në foto Topi duke hyrë në takim)
TIRANE – Me vlerësimin maksimal Bamir Topi i rikthehet politikës duke iu bashkuar Frymës së re Demokratike, ku tashmë janë anëtarësuar dhe ish deputetë të tjerë të Partisë Demokratike Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Besnik Mustafaraj.
Takimi i sotëm në hotel Tirana ishte hapi i parë publik i procesit të zyrtarizimit të rikthimit në politikë ndërkohë që akti zyrtar e publik do të bëhet muajin e ardhshëm.
“Eksperienca e ish presidentit Topi, si një nga politikanët më të sofistikuar do të jetë një aset i shtuar dhe i mirëpirutur në FRD”- deklaroi Oketa menjëherë pas takimit.
Tepër optimist u shfaq në reagimin e tij dhe zoti Topi i cili në një qëndrim me FRD-në tha se aleanca e vetme do të jetë me qytetarin as me PD e as me PS.
“Është hapi i parë publik i procesit të zyrtarizimit të rikthimit në politikë. Më vjen mirë që kam qenë me njerëz të nderuar në përgjigje të ftesës së tyre për ta bërë këtë akt zyrtar e publik.Do të jetë fundi i këtij muaji që do të realizojë hapin përfundimtar. Unë jam i bindur se takimi tjetër do të realizohet në selinë e re.”
“Aleanca do të jetë vetëm me qytetarin dhe aspak me ata që konsiderohen partitë e vjetra. Nuk do të kishte sens lindja e një force të re politke që kërkon të realizojë një frymë ndryshe. Më ka pëlqyer Oketa kur ka deklaruar se aleanca e vetme do të jetë vetëm me qytetarin ” - ishte përgjigjja e Topit për pyetjen e një gazetari, ndërsa pyetjes nëse ishte diskutuar për të marrë drejtimin e kësaj partie, Topi tha: “Nuk jemi futur në këto terma për drejtimin e saj.”
TAKIMI NISI NE 10: 00Ish presidenti i Republikës, Bamir Topi nis takimin me përfaqësues të grupit nismëtar të Frymës së Re Demokratike (FRD).Takimi, siç ishte njoftuar nisi në orën 10 në Hotel Tirana Internacional, dhe mësohet se qëllimi është që të sqarohet roli i ish-Presidentit në këtë parti që do të konkurojë për herë të parë në zgjedhjet e 2013-ës.Topi është parë të hyjë në Hotel Tirana me bashkëpunëtorin e tij, që në kohën kur ishte president, luante dhe rolin e këshilltarit, Afrim Krasniqi. Ndërsa nga FRD janë të pranishëm Gazmend Oketa, Aleksandër Biberaj, Bel Mamuka, Edlira Gjoni, Sali Shehu, Elsa Balla.
Ish presidenti, Bamir Topi, është kandidati kryesor për të drejtuar këtë formacion, teksa pritet që në tetor të bëhet kryetar i FRD-së. Ky është takimi i parë zyrtar i Topit me drejtuesit e FRD-së, pas lënies së presidencës në drejtim Bujar Nishanit.
Redaksia online
(sg/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.5%
-
Jo
52.9%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9909
Lajme të tjera
-
Akuzohet për spiunazh, arrestohet Mitropoliti i Kievit i lidhur me Kishën Ruse! Kush është Pavlo Lebid ose ‘Pasha Mercedes’ dhe pasioni i tij për luksin
2 Prill, 07:40
-
Financimi rus/ Ligjet që shkeli Kryemadhi, çfarë rrezikon nga mosdeklarimi i llogarive bankare jashtë vendit
2 Prill, 07:32
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Gjukanoviç përballë Millatoviç
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23