Çfarë do ta dallojë këtë parti nga të tjerat?
Nga pikëpamja statutore është ajo ç'ka ne kemi rënë dakord deri tani është se do të ketë kufizim mandatesh për kryetarin e partisë. Pra do të jetë dy herë dhe pa të drejtë rizgjedhjeje. Kryetari do zgjidhet sipas parimit 'një anëtar një votë'. Statuti që do ndërtohet do bëhet me gjithë kontributin e atyre që do të angazhohen në grupin nismëtar.
Kush është aktiviteti më i afërt që do të zhvilloni?
Ka një proces zyrtar, mbledhjesh firmash, anëtarësimi. Janë 3000 anëtarë themelues. Kanë filluar përgatitjet për degët në qarqet e ndryshme të vendit. Ndërkohë që Presidenti Topi është në detyrë.
Selami do të vijë në FRD..?
Selami me ardhjen e tij të fundit ka dhënë dy intervista dhe ka bërë fare të qartë pozicionin e tij. Në dhjetor të 2010 kemi kontaktuar. Eshtë një vemdimarrje personale, ai ka kohë që qëndron në SHBA. Por për Selamin dera është gjithnjë e hapur.
Po Meksi...?
Aleksander Meksi është një figurë, me të cilin mund të diskutohet e mund të përfitohet shumë nga eksperinca e tij. Ai është i mirëpritur, një gërshetim i eksperiencës dhe vitalitetit të rinisë.
Po për presidentin?
Jemi në një fazë ku të gjitha kandidaturat janë hipotetike. Procesi akoma nuk ka filluar. Nuk kemi asnjë kandidat zyrtar, përveç zotit Nano që është vetëshpallur. Parë nga ky këndvështrim gjykoj se është ende herët për t'u shprehur. Aq më tepër që dhe PD po shkon drejt formulës konsensuale.
Ju jeni për një President konsensual?
Është një detyrim, aq më tepër kur flasim për mundësinë e tretë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Një nga kushtet fatëkeqësisht është zgjedhja e Presidentit. E them fatëkeqësisht pasi të zgjedhësh Presidentin sipas Kushtetutës është një detyrim, të cilin po e diskutojmë pas 20 vitesh tashmë.
Je për një pakt kombëtar...?
Normalisht po pasi s'do kishte kuptim që individi që do shkonte atje, të shkonte e të nesërmen të etiketohej si përfaqësues i njërës palë apo i një pale tjetër. Ky konsensus duhet të krijojë kushtet që gjatë këtij viti, forcat politike të shkojnë drejt zgjedhjeve në 2013 me një besim e respekt reciprok.
E keni marrë ftesën e Ramës?
Po e kam marrë dhe unë atë letër.
Do të merrni pjesë në tryezë?
Në rast se tryeza do të organizohet me gjithë pjesmarrjen e forcave politike, sigurisht që do të marr pjesë.
(sg/Shqiptarja.com)