Oketa sqaron votën kundër:
Mbrotja interesat e qytetarëve
Deputeti i larguar nga Partia Demokratike, në profilin e tij në facebook sqaroi sot votën e tij kundër pr/ligjit për statusin e të verbërve dhe persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Oketa: “Te shohim gotën jo gjysmë bosh, por gjysmë PLOT.”
TIRANE- Deputeti Gazmend Oketa, i larguar nga Partia Demokratike, në profilin e tij në facebook sqaroi sot votën e tij kundër pr/ligjit për statusin e të verbërve dhe persona paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Duke marrë shkas nga shtypi i sotëm i cili e komentoi votën e tij të djeshme në Kuvend vetëm si rrjedhje vote nga mazhoranca, Oketa e intepreton votën në një mënyrë tjetër, duke ftuar dhe median dhe miqtë e tij të shohin “gotën jo gjysmë bosh, por gjysmë PLOT.”
Oketa sqaron se vota kundër pr/ligjeve ishte “Pro” interesave të qytetarëve. Vendimin për votën e tij e kishte marrë pasi kishte takuar drejtuesit e shoqatave të këtyre kategorive sociale dhe kishte vendosur të mbështeste kauzën e tyre, duke votuar pro interesave të tyre.
JA ÇFARË SHKRUAN GAZMEND OKETA NË PROFILIN E TIJ NË FACEBOOK"Dje ne Kuvendin e Shqiperise jane votuar dy projektligje te cilat kane te bejne me statusin e te verberve dhe personave paraplegjik e tetraplegjik. Shtypi i sotem ka komentuar voten time te djeshme lidhur me keto dy projektligje. Nga kendveshtrimi mediatik, titulli: "Oketa, voton kunder" ndoshta ben me teper lajm. Por ne fakt nuk eshte keshtu. Une kam votuar PRO. Kam votuar PRO mbrojtjes se interesave te atyre personave te cilet kane nevoje per mbeshtetje ndoshta me shume se cilido tjeter. Gjate javes se shkuar, jam takuar me drejtuesit e shoqatave qe ata kane, i kam degjuar dhe mepas kam vendosur ti mbeshtes me vote. Mendoj se ka ardhur koha ti shohim gjerat nga ana pozitive. Pra une kam votuar PRO interesave te qytetareve, te cilet duhet te jene te pare
Pra une kam votuar PRO interesave te qytetareve, te cilet duhet te jene te paret. Dhe vota ime do jete gjithmone, PRO ketyre interesave. Ju ftoj ta shohim goten jo gjysme bosh, por gjysme PLOT.
Ju falendroj!"

Pr/ligji për statusin e e te verberve dhe personave paraplegjik e tetraplegjik kaloi në parlament me 66 vota, të PD-së dhe të PDIU-së . Tre deputetët e LSI, mes të cilëve ministri i Ekonomisë Naço kanë abstenuan, ndërsa PS, dhe deputeti Gazmend Oketa votoi kundër.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
40.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5256
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15