SHBA - Skuadra kampione në fuqi, Oklahoma City Thunder, vazhdon marshimin perfekt në fillim të sezonit në NBA. Thunder regjistroi fitoren e shtatë radhazi, duke mposhtur me rezultatIN 137-106 ekipin e NeW Orleans Pelicans. Tetë lojtarë të Oklahomës realizuan mbi 10 pikë, ndërsa më i miri në parket ishte Shai Gilgeous-Alexander me 30 pikë, që udhëhoqi ekipin drejt një tjetër performance mbresëlënëse.
Ndërkohë, Chicago Bulls pësoi humbjen e parë të sezonit, pasi u mund 128-116 nga New York Knicks. Heroi i ndeshjes ishte Jalen Brunson, që udhëhoqi Knicks me 31 pikë dhe lojë të shkëlqyer në organizim.
Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Philadelphia 76ers, që triumfoi në transfertë ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 129-105. Dyshja Kelly Oubre Jr. dhe Tyrese Maxey kombinuan plot 55 pikë, duke qenë shtylla kryesore e suksesit të ekipit.
Los Angeles Lakers arritën fitoren e tretë radhazi, pasi mundën Miami Heat me rezultatin 130-120 në një përballje të fortë mes dy skuadrave pretendente. Luka Doncic ishte protagonist absolut, duke realizuar një “triple-double” me 29 pikë, 11 rebound dhe 10 asistime, ndërsa Austin Reaves shtoi 26 pikë për kalifornianët.
Në anën tjetër, San Antonio Spurs pësuan humbjen e parë sezonale, pasi u mposhtën 130-118 nga Phoenix Suns. Devin Booker, me 28 pikë, udhëhoqi skuadrën vendase drejt një fitoreje të merituar.
Ndërkohë, Cleveland Cavaliers u rikthyen te suksesi, duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin 117-109, falë një paraqitjeje spektakolare të Donovan Mitchell, i cili shënoi 37 pikë.
Rezultatet e NBA:
Oklahoma – New Orleans, 137-106
Brooklyn – Philadelphia, 105-129
Charlotte – Utah Jazz, 126-103
Cleveland – Atlanta, 117-109
Toronto – Memphis, 117-104
New York – Chicago, 128-116
Phoenix – San Antonio, 130-118
Lakers – Miami, 130-120

LA Lakers fituan 130-120 kundër Miami Heat në NBA dhe Luka Donçiç ishte më i miri i vendasve me 'triple-double', 29 pikë, 11 kërcime në tabele dhe 10 asistime.
Ky ishte 'triple-double' i parë në këtë sezon për Donçiç dhe i 83 në karrierë. Por ajo që bie më shumë në sy është numri i pikëve të shënuar nga basketbollisti slloven në këto ndeshje të para dhe duke shkruar emrin në librin e artë të historisë së NBA.
Luka Donçiç në 4 ndeshje ka shënuar 165 pikë personale, duke lënë pas legjendën e NBA, Jerry West që në sezonin 1969-70 shënoi 154 pikë në 4 ndeshje. Më mirë se Donçiç ka bërë vetëm Wilt Chamberlain me 213 pikë të shënuara në 4 ndeshje në sezonin 1962-63.
Në vendin e tretë në këtë klasifikim të veçantë është pikërisht Kobe Bryant me 146 pikë në sezonin 2005-06.
Komente










