LA Lakers fituan 130-120 kundër Miami Heat në NBA dhe Luka Donçiç ishte më i miri i vendasve me 'triple-double', 29 pikë, 11 kërcime në tabele dhe 10 asistime.

Ky ishte 'triple-double' i parë në këtë sezon për Donçiç dhe i 83 në karrierë. Por ajo që bie më shumë në sy është numri i pikëve të shënuar nga basketbollisti slloven në këto ndeshje të para dhe duke shkruar emrin në librin e artë të historisë së NBA.

Luka Donçiç në 4 ndeshje ka shënuar 165 pikë personale, duke lënë pas legjendën e NBA, Jerry West që në sezonin 1969-70 shënoi 154 pikë në 4 ndeshje. Më mirë se Donçiç ka bërë vetëm Wilt Chamberlain me 213 pikë të shënuara në 4 ndeshje në sezonin 1962-63.

Në vendin e tretë në këtë klasifikim të veçantë është pikërisht Kobe Bryant me 146 pikë në sezonin 2005-06.


Lajmi kryesor:

Oklahoma, e vetmja skuadër e pamposhtur në NBA! Fitore bindëse të Lakers e Phoenix, ndalen për herë të parë Bulls e Spurs