Ajazi: 'Oksigjeni', që Meta po i jep Lulzimit të tij

Ajazi: 'Oksigjeni', që Meta po i jep Lulzimit të tij

Një fjalë e urtë izrealite thotë “atë që se le të vdesë, ai nuk të le të rrosh”. Kjo ndoshta vlen për situatën dhe raportet e ndezura, që kanë nisur qysh nga mbrëmja e 8 majit 2019 mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të vendit Ilir Meta. Nuk ka koinçidencë më negative dhe më të kuptimplote, se sa lëvizja e zotit Meta e paramenduar gjërë e gjatë në anekset e SHQUP-it, dhe e servirur dje si “zgjidhje e detyruar e presidentit nga rrethanat e krijuara”.

Zgjedhjet e 30 qershorit nuk janë për këshillat e lagjeve dhe as për kryesinë e kooperativës, por për zgjedhjet vendore, nga ku me votën e lirë dhe të paprekuar të shqiptarëve, do të zgjidhen në afatin e duhur kushtetues, kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë. Por situata e precipitueshme negativisht muajt e fundit, dhe sidomos pas “djegies” së mandateve parlamentare nga ish-opozita, si dhe këmbëngulja e kryeministrit Rama (pas lutjeve të shumta dhe të tepruara disi ndaj Lulzimit të PD) për të mos lëshuar asnjë centimetër “pe” në zbatimin e ligjit dhe asgjëje tjetër, e vuri kreun e shtetit Ilir Metën, mes dilemës “të qëndroj mbi palët, apo të bëj çfarë më thotë Doktori”.

Dhe duket se zoti Meta pikërisht minutin e fundit, kur SHBA dha ultimatumin se “prishësit e zgjedhjeve nuk do të shkelin më në Washington” dhe kur binomit Berisha-Basha po u dridhej bulevardi nën këmbë, vendosi të dilte hapur kundër ligjit, kundër aleatit tonë stradegjik e ti bashkohej regresistëve. Nga 8 maj 2019, Ilir Meta nuk është më “mbi palët”, nuk është më “presidenti gjithë shqiptarëve”, nuk është më “garanti kushtetutës”, por është thjesht ushtari Doktorit të tij.

Askush nuk e kishte menduar se zoti Meta do të arrinte deri atje, sa të shkelmonte hapur kushtetutshmërinë e institucioneve dhe të mbronte me “zjarr” protestuesit e dhunshëm dhe dirigjuesit e tyre. Askush nuk e kishte menduar, se zoti Meta do të katandisej keq, e kaq poshtë sa, të shkelmonte hapur mesazhet serioze të cilat vijnë nga kanceleritë e huaja, për dënimin e akteve të dhunës nga ish-opozita dhe respektimin e afateve kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Askush nuk e kishte menduar se zoti Meta, do të bënte hasha “oksigjenin” e dhënë nga Partia Socialiste dhe Edi Rama (në moment të vështira për të) për ta bërë president të Shqipërisë, dhe ti kthehej i vendosur dashurisë së vjetër me Doktorin. Në fakt dekreti presidentit nuk ishte dilemë, pasi shumë e kishin menduar se ai, do të bënte diçka për të shpëtuar Lulzimin dhe Doktorin e tij, dhe ndodhi ajo që pritej. Tashmë gjithçka ka dalë në dritën e diellit, gjithçka është qartësuar për shqiptarët, dhe më tepër për ndërkombëtarët, për të konkluduar në faktin se, Ilir Meta nuk i takon më Presidencës por SHQUP-it, ish-opozitës.

Kjo situatë e krijuar, kërkon natyrisht nga shumica qeverisëse, nga mazhoranca e përgjegjshme e këtij vendi, marrjen e masave dhe hedhjen e hapave të duhura ligjorë, për të ndalur jo vetëm turmën e çoroditur por edhe njeriun “garant” të tyre , në rrugën e çmëndur ku duan ta çojnë vendin. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur, ka ardhur momenti që askush të mos luajë me fatet e këtij vendi, trenin drejt BE nuk e ndalin më as protestat me molotovë dhe as dekretet e Ilir Metës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë