GJERMANI - Një të riu në Gjermani iu desh një ndërhyrje kirurgjikale për t’i ngjitur buzën pasi një vajzë desh ia shkuli komplet gjatë një zënke ne festivalin e përvitshëm të Oktoberfest.
Video që ka dalë në internet vetëm ditët e fundit tregon sherrin mes dy të rinjve dhe momentin e kafshimit të buzës ndaj të riut. Djali mundohet në mënyrë të dëshpëruar të tërheqë kokën e tij ndërkohë që personat afër tyre mundohen t’i ndajne.
Fillimisht vajza e godet disa herë në fytyrë me grusht, por ndërsa duket se gjakërat u ulën dhe dy të rinjtë afrohen fare pranë me fytyrë me njëei-tjetrin sikur do të putheshin, bjondja lëshohet para dhe kafshon me sa fuqi ka buzën e poshtme të djalit.
Në video nuk duket momenti kur vajza e lëshon buzën e djalit, por sipas dëshmitarëve të ngjarjes, një pjesë e buzës së poshtme e djalit u këput dhe rra në tokë. Të riut iu desh një ndërhyrje kirurgjikale për t’ia vënë prap në vend. Mbetet e paqartë arsyeja e kësaj zënke.
Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com