Okwui Enwezor zgjidhet kurator
i Ekspozitës së Venecias 2015

Okwui Enwezor zgjidhet kurator<br />i Ekspozitës së Venecias 2015
Okui Enwezor është emëruar tashmë kurator i Bienales Venecias 2015 dhe kjo gjë e bënë atë të parin kurator afrikano në historinë 100-vjeçare të ekspozitës. Okwui Enwezor është një personazh shumë i njohur në universin e artit botëror. Në vitin 2011, ai u rendit i 52-ti në listën ArtReview mes 100 njerëzve më të fuqishëm të botës së artit. Artisti u lind në Nigeri në vitin 1963. Aktualisht njihet si një kurator amerikan, kritik arti, shkrimtar, poet dhe një artist shumë i specializuar në historinë e artit.
 
Aktualisht jeton në Nju Jork dhe Mynih. Okwui Enwezor është i njohur edhe si një studiues i poezisë dhe formave të artit gjuhësor me bazë artin konceptual dhe kritikën e artit, Enwezor është drejtor i Haus der Kunst në Mynih, Gjermani. Ai është gjithashtu kurator zëvendësues i Qendrës Ndërkombëtare të Fotografisë në Nju Jork, si dhe në muzeun e Nju Jorkut.
 
Ai ka kuruar ekspozita të shumta në shumë muzeume të famshme në mbarë botën, ndërkohë që ka qenë i përfshirë në juritë e shumta, organet këshilluese, dhe ekipet kuratoriale në vende të ndryshme të botës. Ai ka qenë profesor karriere në shumë universitete, përfshi dhe Columbia University.
 
Si një shkrimtar, kritik, dhe redaktor, Enwezor ka kontribuuar për katalogë, ekspozita, antologji dhe revista. Ai është themelues redaktor dhe botues i revistës kritike artit NKA: revistë e Artit Bashkëkohor të Afrikës, themeluar në vitin 1994.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut