KORÇË- Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Korçë kur kërkon justifikimin e pasurisë 3 të dënuarve.
Report Tv zbardh emrat. Mësohet se u kërkohet justifikimi i pasurisë Juxhin Kullë, Vasfi Bedullës dheTeodor Grazhdanit të dënuar për trafik droge, vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe vjedhje me armë.
"Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
J. K., banues në Korçë, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;
V. B., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”;
T. G., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton policia.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.1%
-
Jo
19%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 2378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga shpejtësia tej normave te celulari në timon, gjobiten 27 mijë e 558 drejtues në një 1 javë! Në monitorim edhe Tuneli i Llogarasë
21 Korrik, 12:00
-
Pr.ligji i policisë së Shtetit, diskutim me debat te ‘Siguria’! Balla: Përmirëson organizimin e policisë! Metaliaj: Siguria në nivel 0! Ministri: Mos hidhni baltë
19 Korrik, 09:29
-
Fushata 'Bashkohu me Policinë' në Tiranë, Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë: Do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj
18 Korrik, 16:06
-
Zaloshnja: 2024, viti më i sigurt për jetën e banorëve të Shqipërisë në dekadën e fundit!
5 Korrik, 11:55
-
Policia bën bilancin për qershorin/ 378 persona në pranga, u sekuestrua 52 mln euro pasuri! 93 operacioni anti-drogë
4 Korrik, 10:33
-
Policia e Shtetit hap aplikimet për 400 pozicione në strukturat vendore
2 Korrik, 13:39
-
Urdhri i Policisë së Shtetit për të gjitha strukturat: Fikni kompjuterët, dyshohet për sulm kibernetik! Faqja online e paaksesushme
28 Qershor, 12:17
-
Formulari i policëve për lidhjet me krimin, Dervishi në ‘5 Pyetjet’: Kurth për të kapur bretkosa! Beci: Demagogji! Dema: Nivelet e larta ti hetojë SPAK
24 Qershor, 23:03
-
Spahiu: Pakënaqësia më e madhe e turistëve në Shqipëri është qarkullimi i çmendur rrugor
24 Qershor, 22:30
-
'Skemë mashtruese me imitimin e numrave të personave publike', Rama thirrje qytetarëve: Verifikoni dërguesit, shmangni kurthin e kësaj loje kriminale
22 Qershor, 17:24
-
Policia zyrë të re për “gjurmimin” e pasurive të krimit! Zbulimet ia çon SPAK-ut për 'anti-mafien'
22 Qershor, 15:41
-
Tiranë, SHBA dhe BE kërkojnë më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
20 Qershor, 16:42