Olger Berberi:Guida Turistike
profesioni që e përfiton me kurs

Olger Berberi:Guida Turistike<br />profesioni që e përfiton me kurs
Olger Berberi, instruktori i kursit të ‘Guidës Turistike’ në shkollën profesionale në Tiranë, ka rrëfyer për suplementin drejt punës, hap pas hapi kriteret që i duhen një të riu, benefitet që ka ky kurs, pa harruar dhe avantazhet që i ofron një studenti i cili do të jetë një guider perfekt dhe i aftë për tregun e punës...
 
 
Prej sa kohësh drejtoni grupet e të rinjve për t’u bërë një guidë turistike dhe ku keni arritur?
 Si Instruktor pranë Drejtorisë Rajonale të Formimit Profesional Publik Nr.4 Tiranë prej 2 vitesh zhvilloj kursin ‘Guidë Turistike’. Ky kurs ka një kohëzgjatje prej 2.5 muaj të përmbledhura në kurrikulën mësimore prej 150 orë. Në përfundim të kursit pasi kryhet testimi përfundimtar, kursantët certifikohen duke marrë një dëshmi kualifikimi që lëshohet nga qendra jonë.
 Duhet theksuar që, kërkesat janë gjithmonë në rritje për të ndjekur këtë kurs dhe mundësitë për ta gjetur veten në tregun e punës pas përfundimit të kursit janë të mëdha. Kryesisht personat që ndjekin këtë kurs janë studentë dhe ata që kanë përfunduar studimet e larta, ndërsa grupmosha që ndjek më shumë kursin e Guidës Turistike varion nga 20-35 vjeç, por ka dhe mosha më të mëdha deri në 50 vjeç që janë bërë pjesë e jona.
 
Mendoni se ky profesion i ri, tashmë shumë i kërkuar edhe për bukurinë e atraksioneve turistike po merr jetë?
Ky profesion po merr jetë duke u kërkuar gjithmonë e më shumë, duke e parë turizmin si të ardhmen më të sigurt dhe të qëndrueshme. Kjo nisur dhe nga mundësitë që po ju ofrohen të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e këtij profesioni, duke marrë një formim profesional sa më cilësor. Duke patur parasysh që dhe Qeveria, turizmin e ka një nga prioritetet kryesore të saj duke investuar gjithmonë e më shumë në këtë fushë.
 
Çfarë njohurish kanë marrë të rinjtë që u trajnuan për Guidë Turistike?
 Njohuritë që kursantët marrin janë një ndërthurje të disa elementëve duke filluar me turizmin, elementët dhe llojet e tij. Duke vazhduar me ndërmarrjet turistike, si ato akomoduese, gastronomike, operatorët turistike, agjencitë turistike, etj. Roli, llojet, veçoritë e guidave turistike dhe rregullat e përgjithshme janë pjesë e procesit mësimor.
 Pjesë tjetër është dhe njohja e tipologjisë së grupit turistik. Realizimi i një guide në turet me ecje në këmbë dhe me mjete transporti si dhe turet në vende të caktuara si muze, galeri, vend arkeologjik, vend i shenjtë, vend natyror, etj. Pjesë e rëndësishme e njohurive që kursantët marrin është dhe dhënia e ndihmës së shpejtë si një nga kriteret bazë që një guider duhet të jetë i aftë ta zotërojë. Dhe në fund trajtojmë si të kujdesemi dhe ruajmë mjedisin


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut