Olimpiada e Londrës 2012,
Ronaldinho e Julio Cesar jashtë

Olimpiada e Londrës 2012,<br />Ronaldinho e Julio Cesar jashtë
Trajneri i Brazilit Mano Menezes e ka reduktuar nga 52, në 35 futbollistë listën paraprake të të grumbulluarve për Olimpiadën e Londrës këtë verë, duke hequr emrin e Ronaldinho. Futbollisti brazilian që në ditët e fundit u largua nga Flamengo për të shkuar te Atletico Mineiro nuk do jetë mes atyre që synojnë medaljen e artë.

Mbetet jashtë listës edhel portieri i Inter, Julio Cesar, anësori i skuadrës së Barcelonës, Adriano si dhe Luisao i Benfica. Mbeten ndërkohë në grumbullim, 8 futbollistë me moshën madhore, nga 3 vendet që janë në dispozicion: Jefferson, Thiago Silva, David Luiz, Marcelo, Hulk, Diego Alves, Dedé e Dani Alves. Ja dhe lista e plotë:

Portierë: Jefferson (Botafogo), Neto (Fiorentina), Rafael Cabral (Santos), Gabriel (Milan), Renan Ribeiro (Atletico Mineiro), Diego Alves (Valencia);

Mbrojtës: Danilo (Porto), Daniel Alves (Barcelona), Rafael (Manchester United), Alex Sandro (Porto), Marcelo (Real Madrid), Fagner (Vasco), Lucas Mendes (Coritiba), Thiago Silva (Milan), Dedé (Vasco), Marquinhos (Corinthians), David Luiz (Chelsea), Bruno Uvini (San Paolo), Juan (Inter);

Mesfushorë: Sandro (Tottenham), Fernando (Gremio), Romulo (Vasco), Casemiro (San Paolo), Lucas (San Paolo), Douglas Costa (Shakhtar Donetsk), Coutinho (Inter), Giuliano (Dnipro), Oscar (Internacional), Paulo Henrique Ganso (Santos);

Sulmues: Alexandre Pato (Milan), Neymar (Santos), Leandro Damiao (Internacional), Wellington Nem (Fluminense), André (Atletico Mineiro), Hulk (Porto).
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës