LONDER - Në prag të Lojërave Olimpike ‘Londër 2012’ është promovuar sot një statujë në nder të njeriut më të shpejtë në botë, Usain Bolt, i pari që arriti të thyente rekordin e shpejtësisë më të lartë për 100 dhe 200 metër.
Xhamajkani arriti të rrëmbente 3 medalje ari në Pekin, ndërsa pritet që të shkëlqejë edhe në Londër.
Statuja e tij është bërë prej dylli dhe është prezantuar në muze ku ka marrë duartrokitjet edhe të simpatizantëve. Statuja paraqet momentet e gëzimit që demonstronte sportisti pas fitimit të garës, duke u bërë ky një stil i famshëm. Pra ai mban një gisht lart dhe dora tjetër vendoset në mënyrë të tillë duke treguar të shtënën e një shigjete.
(gm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com