Oliviero Toscani, fotografi i 
famshëm vjen në Tiranë

TIRANE- Ditët e fotografisë italiane në Tiranë këtë herë do të shoqërohen me vizitën e fotografit me famë ndërkombëtare Oliviero Toscani. Ky aktivitet që ofron për të pasionuarit pas fotografisë dhe fansave takimin me fotografin organizohet nga Instituti Italian i Kulturës dhe EJAlbum. Artisti Oliviero Toscani është i biri i Fedele Toscani-t, fotoreporterit të parë të Corriere della Sera-s.

Toscani u bë fotograf duke ndjekur hapat e babait të tij. Pas marrjes së diplomës në Kunstgewerbeschule në Zyrih, ai filloi të punojë me revista të ndryshme, duke përfshirë Elle, Vogue, L'Uomo Vogue dhe Bazart. Njëkohësisht punon si fotoreporter për gazetën Corriere della Sera. Oliviero Toscani është i njohur në botë si forca krijuese, emri i të cilit qëndron në krah të gazetave më të famshme dhe markave të botës. Ai është krijues i imazheve të korporatave dhe fushatave publicitare.
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë