Olldashi, 64 mijë euro/muaj telefon
Ministri i ikur s’pranon të paguajë
Ministria e Punëve Publike dhe Transportit ka shpenzuar për të folur me telefona fiks një shumë prej 90 milionë lekësh të vjetra në një muaj.
TIRANE - “Shorti” ka caktuar që sërish gjyqtari Ilir Çeliku të gjykojë një çështje, që ka lidhje me ministrin në ikje të Punëve Publike e Transportit, Sokol Olldashi.
Këtë herë, Olldashi ka kërkuar të anulohet një faturë tepër e kripur e lëshuar nga Albtelecomi, që kërkon pagesën e 8.996.216 lekëve të reja nga ana e dikasterit, për shërbimin e kryer në muajin prill, shpenzime për telefoninë fikse. Shifra është ekuivalenti i më shumë se 64 mijë eurove, që duket se ministria e Olldashit i ka shpenzuar pa e vrarë mendjen se do të evidentoheshin në faturë.
MPPT e ka çuar çështjen në Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar kundërshtimin e veprimit përmbarimor dhe konstatimin nga Gjykata të pavlerfshmërisë së pjesëshme të faturës tatimore të shitjes, të lëshuar nga Albtelecom sh.a., me numër serial 10892161, që është lëshuar nga kompania e telefonisë fikse më datë 8 maj të këtij viti dhe që përfshin shërbimin e kryer për muajin prill 2013.
Nisur edhe nga fakti që MPPT e ka kundërshtuar faturën në Gjykatë, të krijohet bindja se kemi të bëjmë me një shpenzim jashtëzakonisht të ekzagjeruar dhe të pajustifikuar. Me një faturë të tillë, duket sikur të gjithë telefonat fiks të ministrisë kanë folur vazhdimisht gjatë prillit të këtij viti me numra jashtë Shqipërisë. Kundërshtimi nga ana e dikasterit shpreh mospranimin e shpenzimit, që në fakt nuk mund të justifikohet dot, përballë kontrollit më të thjeshtë të një auditimi publik apo të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Gjyqtarit Çeliku do t’i kërkohet të shpallë të pavlefshëm faturën, por një gjë e tillë është gati e pamundur të bëhet, ndërkohë që asnjë provë nuk mund të vërtetojë të kundërtën. Qytetarët shqiptarë në raste të tilla shkojnë dhe paguajnë pa bërë zë faturat. Për më tepër, mbetet të shihet edhe nëse gjyqtari në fjalë do të vijojë apo jo t’u shprehë bësnikëri pushtetarëve, tani pa pushtet.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.09.2013
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35