Olldashi e pranon: Gruaja harroi
të paguante taksën e automjetit

Olldashi e pranon: Gruaja harroi<br />të paguante taksën e automjetit
TIRANE- Ministri i Transporteve Sokol Olldashi nëpërmjet një njoftimi për shtyp sqaron se detyrimi i papaguar është a i vitit 2012, për makinën që ishte në përdorim nga bashkëshortja e tij. Ai kërkon ndjesë publike duke shtuar se kjo ishte thjesht për një shkujdesje njerëzore.

JA DEKLARATA PUBLIKE

“Shtypi publikoi sot nje liste personash që figurojnë të mos kenë paguar detyrimet e tyre fiskale per automjetet private. Në listën e bërë publike në mënyrë transparente nga një institucion i varësisë së Ministrisë së Transporteve, figuron edhe emri i Sokol Olldashit, i cili nuk ka paguar detyrimet për automjetin e tij Peugeot 307, me targë TR 0003 N, në përdorim të bashkëshortes së tij.
Detyrimi i papaguar, ndryshe nga c’është raportuar në disa gazeta, i përket vetëm një viti, pra vitit të sapombyllur 2012. (bashkëngjitur keni kopje të faturave për detyrimet e shlyera të vitit 2011)
Ministri Olldashi kërkon publikisht ndjesë për këtë fakt i cili është thjesht një shkujdesje njerëzore që, gjithësesi, nuk duhet të kishte ndodhur. Sot në mëngjes ai ka paguar në zyrën e taksave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor në Prezë detyrimin e prapambetur për vitin 2012 në vlerën 6.348 lekë.
Duke kërkuar edhe një herë ndjesë për këtë pakujdesi, ministri Olldashi siguron se kjo nuk do të ndodhë më.”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse

NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse