Olldashi inspekton punimet
për rrugën Rroskovec-Strum

FIER- Ministri Olldashi ka vizituar qytetin e Roskovecit në kuadër të punimeve për rikonstruksionin e plotë të aksit rrugor Roskovec -Strum dhe unazës së qytetit.

Aksi Roskovec- Strum kalon përmes qendrës së qytetit dhe përfundon në rrugën drejt Beratit me një gjatësi prej 10 km, ndërsa unaza do të zhvendosë trafikun e mjeteve të tonazhit të rwndë nga qendra drejt periferisë.

Këto dy akse rrugore lidhin qarkun e Beratit me Roskovecin dhe Fierin dhe janë nyje rrugore me frekuentim të lartë për shkak të teknologjisë së naftës por edhe të transportit të produkteve bujqësore.

Ministri Olldashi bëri të ditur se në kuadër të investimeve për rrugët rurale qeveria shqiptare dhe FSHZH do të mundësojnë rikonstruksionin e rrugës Kuman - Luar me një gjatësi pre 3.5 km, si dhe ndërtimin e rrugës Roskovec- Kurjan 11 km.

Në total vlera e investimit për aksin Roskovec -Strum dhe për unazën e qytetit të Roskovecit kapin shifrën e 174 milionë lekëve të reja.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti