TIRANE – Deputeti demokrat Sokol Olldashi, paralajmëroi mazhorancën e tij qeverisëse se ka nevojë të rrisë edhe më kohezionin mes saj, si dhe “të frenojë ndonjë tendencë aty-këtu për ishullëzim të pushtetit”. Gjithsesi, “koalicioni funksionon”, tha ai në një intervistë për të përditshmen “Mapo”.
Olldashi mohoi kështu akuzat e kolegut të tij demokrat, Mark Marku, i cili pak ditë më parë foli për një shantazhim të PD nga LSI, pa të cilën nuk do të mund të qeveriste. Sipas Olldashit, ky koalicion funksionon aq mirë sa “ka të gjitha arsyet për t’u paraqitur si i tillë në ballafaqimin e vitit të ardhshëm me zgjedhësit”.
Por deputeti i PD pranoi se edhe koalicioni qeverisës “ka pakënaqësitë e veta të vogla, që lindin për shkak të formulave të bashkëpunimit, por që nuk prekin vetëm LSI, por edhe partitë e tjera të koalicionit. Konkretisht, për shkak të hartës së tyre të mbështetjes me vota, përkon që LSI, por edhe PDIU dhe PR, kuotën e tyre ekzekutive e kanë shtrirë në qarqet Tiranë, Durrës dhe Fier, më shumë sesa në qarqet e tjera të vendit. Kjo bën të duket sikur ka një tejkalim të kuotave të koalicionit në këto qarqe, por në nivel kombëtar këto janë respektuar rigorozisht”.
Olldashi gjithashtu mohoi akuzat për bllokim të debatit të brendshëm në parti. Sipas tij ai jo vetëm lejohet por “po e bëjmë në publik, jo sepse forumet nuk kanë hapësira për debat, por sepse duke qenë forca më e madhe politike në vend, debatet e brendshme të PD janë në njëfarë mënyrë edhe pronë e publikut”.
“Mendoj se PD duhet të mbetet e hapur – shtoi ai - Kjo që zoti Marku kërkon është diçka që pd e ka bërë dhe, duke njohur filozofinë politike të Berishës, jam i bindur që do të vazhdojë ta bëjë”, tha ai.
Olldashi u shpreh optimist se në zgjedhjet e ardhshme koalicioni qeveritar do të jetë përsëri fitues. “Bazuar nga aq sa unë di nga punët e zgjedhjeve dhe në aq sa unë di të lexoj statistikat historike të zgjedhjeve, e nxjerr PD dhe koalicionin shumicë, fituese me të paktën 75 deputetë”.
Për këtë “mundet të duhet një rritje e intensitetit dhe përqëndrimit qeverisës, por është plotësisht e arritshme”, shtoi ai.
Por për të shtuar shanset për fitore, “i mbetem idesë se PD duhet të përmirësojë strukturën bazike të saj, duke kaluar nga grupseksionet që janë njësi territoriale të mëdha, tek lagjet që janë njësi më të vogla. Më e domosdoshme kjo bëhet në qytetet e mëdha”, tha deputeti demokrat.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com