TIRANE - Në një konferencë për mediat përpara se të largohej nga Shqipëria, trajneri i Norvegjisë, Egil Olsen e pranoi publikisht se kundërshtari e meritoi fitoren dhe se ekipi i tij luajti shumë keq. ‘Kemi bërë një ndeshje mjaft të dobët. E nisëm lojën shumë keq. Duhej të ishim ne, që dominonim në fillim të takimit, por në fakt e bëri Shqipëria. Kemi bërë gjithashtu 4-5 gabime të pafalshme përgjatë 90 minutave, të cilat mund të na kushtonin, por Shqipëria na ‘fali’, pasi nuk u tregua e saktë para portës. Nuk e merituam barazimin, për vetë lojën që zhvilluam. E vetmja gjë e mirë që bëmë ishte pikërisht goli i barazimit, kur skuadra bëri një nga lëvizjet e duhura në zonë”.
Më pas ai pranon se fitorja e Sllovenisë kundër Islandës është një lajm i mirë. “Mund të them që jam i kënaqur që morëm një pikë në Tiranë, por edhe që Sllovenia ka fituar kundër Islandës, sepse ne ende jemi me llogari të hapur për t’u kualifikuar. Grupi është më i hapur se kurrë, katër ndeshjet e fundit në shtator dhe në tetor do të jenë vendimtare. Nëse do të tregohemi të kujdesshëm duke marrë maksimumin në cdo njërën prej tyre, atëherë mund të sigurojnë vendin e dytë, pasi Zvicra është vështirë që të ndalet, pasi ka siguruar një diferencë të konsiderueshme”, përfundoi norvegjez. Olsen është kryqëzuar nga mediat vendase për barazim. Gazetat vendase hapen me titujt " Trajner, kjo është e turpshme". Dje, vikingët janë larguar nga Shqipëria pasi morën një pikë shumë të vlefshme që i mban në lojë.
PARA NDESHJES
Pak orë përpara ndeshjes me Shqipërinë, trajneri i ekipit të Egil Olsen. Tekniku deklaron se do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe se shanset janë të barabarta për fituesin. “Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të dyja skuadrat kanë 50% mundësi për fitoren.
Në Oslo luajtëm më mirë se Shqipëria, por kështu e ka futbolli, këtu do të jetë e vështirë. Objektivi ynë tashmë është që të arrijmë në zonën e play-off. Sa i përket ndeshjes ndaj Shqipërisë jemi të vetëdijshëm se na pret një atmosferë shumë e nxehtë. Për formacionin nuk mund të them asgjë, pasi nuk kam vendosur ende” deklaroi Olsen.
Ndërsa në stërvitjen e vetme që ka zhvilluar ekipi norvegjez në stadiumin kombëtar kanë qenë të pranishëm edhe De Biazi, Alban Bushi dhe zv.Tramexani për të ndjekur nga afër kundërshtarin. Në ekipin e Norvegjisë në formacion janë edhe dy futbollistët me origjinë kosovare Valon Berisha dhe Ardian Gashi
Nga Norvegjia për këtë ndeshje kanë udhëtuar afro 300 tifozë që do të ndjekin nga afër ekipin e tyre në një mision pothuajse të pamundur për të marrë pikët e plota, vetëm barazimi është i hapur. Megjithatë asgjë nuk dihet në futboll saktë dhe këtë e di shumë mirë De Biasi që fitoi jashtë parashikimeve në Norvegji, por edhe Olsen, i cili është shumë pranë shkarkimit nëse do të humbasë sonte.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
Redaksia Online
(b.m/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha, me rrahje zemre për fitoren