Trajneri i ekipit të Norvegjisë Olsen në prag të ndeshjes me ekipin e Shqipërisë që do të zhvillohet në Oslo është ndalur duke foluar dhe analizuar ekipin kombëtar kuqezi. Olsen thekson edhe njëherë tjetër që nuk duhet nënvlerësuar kurrësesi ekipi i De Biasit, pasi element mjaft ciëlsorë që mund të befasojnë nëse ju lë shumë hapësirë në fushë.
“Është e qartë që ne nuk duhet të tolerojmë për asnjë moment në fushë, pavarësisht se luajmë përballë publikut tonë, kjo nuk na avantazhon shumë, pasi ndeshja do të zhvillohet në fushë dhe jo në stadium. E kam ndejkur lojën dhe taktikën e kundërshtarit në disa ndeshje që ka zhvilluar përmes DVD dhe mendoj që jemi të aftë që ti mbulojmë. Ata kanë në formacion disa futbollistë që luajnë në disa prej ligave më të mira në Evropë si në Seria A, por edhe në Gjermani. Kapiteni Lorik Cana, por edhe Bogdani e Salihi janë element të rrezikshëm nëse iu lë hapësirë në fushë. Pa harruar edhe portën, në Norvegji të gjithë i njohin cilësitë e portierit Etrit Berisha.
Megjithatë ne do të luajmë lojën tonë. Dy ndeshjet me Shqipërinë janë vendimtare për të dy ekipet, pasi kush humbet i jap lamtumirën eleminatoreve dhe ëndrrës që mund të presë një biletë për në Brazil 2014” deklaron Olsen. Tekniku nordit vazhdon përgatitjen e ekipit duke pritur ditën dhe orën e sfidës me shqiponjat kuqezi. Në radhët e ekipit të Norvegjisë është edhe një shqiptar nga Kosova, mesfushori Berisha, që është grumbulluar nga trajneri Olsen.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com