Këngëtari dhe aktori i humorit Olsi Bylyku gjatë një interviste për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, ka komentuar një tatuazh, të realizuar kohë më parë, për të cilin është penduar më së shumti.
Tatuazhi një gjysmë hënë dhe një gjysmë diell, lidhet me ish-partneren e tij Egli Tako. Dikur me një kuptim sentimental, sot Olsi ka vendosur ta mbulojë për të mos u dalluar.
“Jam penduar për një tatuazh që kam pasur me ish-partneren, e kam ndryshuar. Ka qenë një gjysmë hëne dhe gjysmë dielli. Kam bërë një maskë të aktrimit,” tha Olsi gjatë intervistës.
Vetë Egli Tako e ka komentuar këtë tatuazh më parë, por ndryshe nga Olsi ajo ka vendosur të mos e ndryshojë. Ajo kishte shpjeguar se, pavarësisht se fillimisht ishte një “couple tattoo”, e sheh atë si diçka personale dhe me kuptim për veten.
“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është single tattoo prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, ka thënë Egli Tako.
Olsi Bylyku dhe Egli Tako prej vitesh kanë qenë në një marrëdhënie dashurie. Raporti i tyre ka marrë fund rreth 2 vite më parë ndërsa sot Olsi është i lumtur krah partneres së tij të re, Denada Lura.
Komente



