Olsi e Fiorentina ‘zbulojnë’ sekretet e
Damianos, Danjelit, Donjetës e Fotinisë

Olsi e Fiorentina ‘zbulojnë’ sekretet e<br />Damianos, Danjelit, Donjetës e Fotinisë
Çiftet e vjetra të shtëpisë po mundohet dita ditës të zbulojnë më shumë detaje rreth çifteve të reja që u futën në shtëpinë e Big Brother të shtunën e kaluar.

Fiorentina dhe Olsi, para gjumit kanë zhvilluar një bisedë rreth Fotinisë-Danjelit, dhe Liridonit-Donjetës.

Osli i thotë Fiorentinës se çiftet e reja kuptohen me njëri-tjetrin me sy, dhe se dyshon se ata njihen që nga jashtë bashkë.

“Më bën përshtypje fakti që janë çifte të reja, por që të katërt kuptohen me sy me njëri-tjetrin. Unë i pyeta, njiheni gjë nga jashtë dhe nuk dinin çfarë përgjigjje të më kthenin. Koha do ta tregojë, por ata kuptohen me sy dhe po t’i kapësh nga mimika të katërt janë edhe të gatshëm të flasin, edhe tërhiqen menjëherë”,-thotë Olsi.

Ndërsa Fiorentina shton një tjetër detaj rreth vëzhgimit të saj për çiftet e reja.

“Po ta shikosh, dy ditët e para Damiano me atë tjetrën shikonin në cilën anë do të rrinin. T’u lidhinin me Ademin, Katerinën e Lupçen apo me Denisin e Gertën apo me ne. Panë kush ishim ne e Kei dhe ai vjen rri me ne”,-thotë ajo.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike