Olsi Komici në krye të AKU, PD: Tregon lidhjen e PS-së me drejtësinë

Për Partinë Demokratike, emërimi i Olsi Komicit në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit pas largimit të Edmond Rrushit tregon lidhjen mes Partisë Socialiste dhe Drejtësisë si dhe mungesën e pavarësisë së kësaj të fundit.

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari thotë se Komici i cili deri më tani ka mbajtur detyrën e Komisionerit të KPK është shpërblyer me post për shkak të shërbimit që i ka bërë Ramës.

“Nuk ka dyshim se kreu i AKU duhej të mbante përgjegjësi dhe duhej të largohej nga ajo detyrë, për shkak të dështimit sistematik dhe për shkak të pasigurisë ushqimore që ekziston sot në Shqipëri. Por Ky emërim, i një komisioneri të rëndësishëm të vetingut në agjenci qeveritare, dëshmon po ashtu mungesën e pavarësisë së këtij procesi në drejtësi. Edi Rama që për vete konsumon verë 33 mijë euro shishja, frekuenton qendrat më të shtrenjta të detoksifikimit në Europë, sigurisht nuk e ka problem se çfarë hanë e çfarë pinë qytetarët. Atij i intereson më shumë të shpërblejë me një post, dikë që i ka shërbyer”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Mars, 14:47

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e Grupit të PS, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit (VIDEO)

Mbledhja e Grupit të PS, Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit (VIDEO)