Olsi Rama nuk përmbahet pas derbit: Arbitri Jorgji pa integritet, unë kam zgjidhje por nuk dua ta bëj

Ndryshe nga Kupa, derbi Dinamo-Partizani në kampionat është mbyllur në barazim 0-0. Për ‘nëndetësen’ e Devollit ishte një pikë shprese, ndërsa tek të kuqtë ishin të irrituar me arbitrin Enea Jorgji, i cili në minutën e 80 nxorri Muratajn me të kuq. Sipas drejtorit Olsi Rama Jorgji në vazhdimëse merr vendime të qëllimshme kundër Partizanit.

“Unë kam një mënyrë zgjidhjeje por nuk mund ta bëj sepse jam Olsi Rama. Nuk mund të merrem personalisht me një arbitër që ka harruar integritetin personal në shtëpinë e vet dhe vjen të gjykojë Partizanin në një mënyrë komplet të shkujdesur dhe të papërgjgjeshme,"-tha Olsi Rama, drejtor i Partizanit.

Mirëpo sipas stafit të Partizanit kishte edhe arsye të tjera që nuk dolën fitues në derbi me Dinamon.

“Nxitimi dhe mënyra sesi skuadra shkon me padurim për të realizuar golin sjell atë që ti sje i qetë para portës,”-deklaroi Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

“Nuk i shfrytëzuam rastet që kishim. Nuk jemi të kënaqur me barazimin, por ky është rezulltati në fund që morëm,”-u shpreh Esat Mala, futbollist i Partizanit.

Te Dinamo pretendojnë se në 90 minutëshin e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ duhet të kishin bërë më shumë sesa dhanë në fushë.

“Nuk prodhuam lojë, nuk i shkelëm vijat fundore, nuk dolëm në mbipozicion me mbrojtësit e krahut dhe nuk kishim gjërësi,”-tha Bledar Devolli, trajner i Dinamos.

“Skuadra e Partizanit i kishte bërë një analizë mjaft të mirë skuadrës sonë, duke mbyllur zonat që ne kishim të rrezikshme dhe për këtë arsye nuk kontribuam aq shumë në fazën e sulmit,”-deklaroi Agim Ibrahimi, kapiten i Dinamos.

Pas 22 javësh kampionat Dinamo renditet në vendin e tetë me 20 pikë, ndërsa Partizani në vendin e pestë me 30 pikë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë