Edhe pse prej ditësh rrjetet sociale ishin mbushur me mistere se kush qëndronte pas fotos sensuale të trupit në reklamën e re të Eagle Mobile dhe Albtelecom, ka qenë pikërisht Olta që ka zbuluar të vërtetën.
Në posterat e publikuar dhe spotete publicitare në shfaqen plot freski aktorja Olta Gixhari dhe djemtë Visjan Ukcenaj, Shyqyri Caushajdhe Rael Hoxha. Këtë sezon, Olta është përzgjedhur për të qenë imazhi i ri i kompanisë së telefonisë celulare Eagle Mobile, duke nënshkruar një kontratë një vjeçare.
Aktorja sharmante ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram” dhe “Facebook” ku bien në sy linjat perfekte, ku dhe komentet tregojnë se “Albtelecom” ka goditur në zgjedhjen e imazhit femëror.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (3 tetor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)