Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar rezultatin pozitiv të arritur brenda një kohe rekord nga Forcat e Armatosura në ndihmë të familjeve të përmbytura.
/Shqiptarja.com
Xhaçka shpjegon se në më pak se një muaj në bashkëpunim me prefektët dhe pushtetin vendor janë shpërndarë 800 ton produkte ushqimore dhe blegtorale. Deri më sot sipas Xhaçkës u ndihmuan 4 000 familje me ushqime, veshmbathje medikamente dhe produkte ushqimore.
Statusi i plotë:
Në më pak se një muaj, në bashkëpunim me prefektët dhe pushtetin vendor 800 ton produkte ushqimore dhe blektorale u shpërndanë në më shumë se 6 bashki.
Deri më sot, mbi 4 mijë familje shqiptare janë asistuar nga efektivët e FA për të kapërcyer pasojat e përmbytjeve, duke u ndihmuar me ushqime, veshëmbathje, medikamente dhe produkte ushqimore për blegtorinë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com








