Olti Curri është një ndër blogerët që njihet për ironinë që përdor shpeshherë kundrejt vipave shqiptarë. Prehë e tij ka rënë dhe Armina Mevlani, blogerja që vishet më me stil dhe elegancë. Ai ka postuar në Instastory një foto të Arminës ku shfaqet e shtrirë në shkallë me disa limona në duar.
Ndërkaq ai shkruan: “Njoftim: Gjendet e shtrirë nëpër shkallë blogerja Armina Mevlani. Nga hetimet paraprake del se pranë saj ka disa kokrra limoni por që duket se nuk kanë lidhje me ngjarjen”.
Më tej vazhdon duke e thelluar dhe më tej ironinë e tij
“Ekzaminimet ne vendngjarje sjellin fakte kontradiktore. Ajo ka shenja te kuqe tek thonjte qe tregojne se ka qeruar shege. Nderkohe buzet ngjyre portokalli tregojne qe ka konsumuar sasi te medha leng portokalli. Po limonat çfarë lidhje kanë me të tërën”
Olti Curri
“Mendohet se rrëzimi ka ardhur si shkak i helmimit me shegë, portokalle dhe limona”- ka përfunduar blogeri duke e interpretuar foton si një ngjarje të jashtëzakonshme.
Ende nuk është parë një reagim nga ana e Arminës në lidhje me foton që po bën xhiron në rrjetet sociale.
(Postimet e Olti Currit në Instastory)