Olti Dragusha: Nga piktura tek
arkitektura, profesioni trend i kërkua

Olti Dragusha: Nga piktura tek<br />arkitektura, profesioni trend i kërkua
TIRANE- Ai ishte vetëm 5 vjeç kur nisi të hidhte në vizatime idetë e tij të para. Por, sot ndryshe nga shumë të rinj ai ka zgjedhur rrugën e pasionit për të bërë karrierë. Ky është Oltion Dragusha, studenti i Arkitekturës i cili përmes këtij rrëfimi për “Shqiptarja.Com’ na tregon zgjedhjen e tij profesionale, bashkëpunimet dhe projektet e para që e kanë bërë të kërkoj më shumë nga vetja, si dhe projektet që ka në vazhdimësi.

Në këtë intervistë ai ndan me lexuesin edhe sukseset e para, adaptimi me risitë e reja të arredimit jo vetëm të shtëpive, por edhe të zyrave dhe lokaleve. Për të nuk është i rëndësishëm fitimi, por suksesi i punës së tij. “Për mua është e rëndësishme që punimet e mija të pëlqehen, vlerësohen dhe të jenë të kërkuara nga njerëzit, në këtë mënyrë edhe fitimi vjen mbrapa”, tregon Oltioni. Ai ndalet edhe te projektet e afërta që ka, ku së shpejti bashkë me dy djem të tjerë do të krijojnë një studio të re.
 
Arkitektura është një profesion që tashmë të rinjve po ju krijon hapësira të reja punësimi në nëndegët që ofrohen edhe në Shqipëri. Ka qenë një zgjedhje e rastësishme?
Unë studioj në vitin e katërt në Arkitekturë. Këtu nuk erdha rastësisht, pasi arkitektura ka qenë një pasion i hershëm i fëmijërisë sime. E kam nisur në moshën 5 – vjeçare me pikturën dhe më vonë nisa të intrigohesha tek mënyra se si funksiononin ndërtesat.
 
Veç pasionit keni patur edhe orientim nga familja?
Zgjedhja ka qenë personale dhe pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë, por sigurisht që dhe mbështetja e familjes ka qenë një ndikim për tu perfeksionuar në këtë profesion, që sot është edhe shumë i kërkuar në treg.
 
Prej pak kohësh ju bashkëpunoni me Fridën. Si e shikoni tregun e punës tani që i prek nga afër sfidat?
Tregu i punës është zgjeruar, njerëzit janë bërë më të ndërgjegjshëm, kanë më shumë shije në arredim dhe dinë se çfarë kërkojnë. Sigurisht që bashkëpunimi me Fridën, më ka ofruar një fillim të mbarë, edhe pse sfidat janë pjesë e çdo profesioni.
 
Çfarë ju ka frymëzuar më shumë gjatë punës. Cili është projekti më i veçantë?
Vetë projektimi përbën një proces frymëzues. Projekte që më kanë tërhequr gjatë punës time ka disa, por më pëlqen të veçoj projektimin e një bari të vogël, për konceptin se si u zhvillua. Gjithë projektimi dhe zbatimi i barit u mbështet në ripërdorimin e materialeve apo mobilieve ekzistuese, të cilat pronari i kishte përdorur më parë në vende dhe funksione të tjera. Pra, e gjithë projekti ishte një formë adaptimi me risitë e reja të arredimit.
 
Shumë të rinj zgjedhin profesione që ju përkthehen në të ardhmen në fitime. Ju si e shikoni ‘interior desinger’, është një profesion që të ofron të ardhura?
Për mua është e rëndësishme që punimet e mija të pëlqehen, vlerësohen dhe të jenë të kërkuara nga njerëzit, në këtë mënyrë edhe fitimi vjen mbrapa. Mendoj që, kur të krijohet mundësia për të punuar dhe për tu perfeksionuar në treg është një sukses. Zgjedhja e një profesioni, për të cilin tregu ka akoma kërkesa. Të ardhurat mendoj që i përkasin kohës, varësisht nivelit që mund të arrihen.
 
Shqiptarët çdo ditë dhe më shumë po i kushtojnë vëmendjen arredimit të brendshëm, keni pasur raste të veçanta ku shija e klientit është përkthyer në një projekt mbresëlënës?
Natyrisht që kemi pasur! Rast konkret mund të sjell një projekt të një pub-i, pronari i të cilit na kërkoi një arredim të veçantë, në mënyrë që mos të kishte ngjashmëri me pube të tjera. Një tjetër ‘sukses’ do ta cilësoje ishte dhe rasti i projektit të fast-foodit në Durrës, ku shumë njerëz pa e ditur që e kisha projektuar unë, e kanë konsideruar si një risi për kohën. Ka dhe shumë projekte të tjera, por mendoj se do të vazhdoj akoma të sjell risi në treg me punën time si arkitekt.
 
Cilat janë pritshmëritë tuaja në këtë orientim profesional?
Çdo ditë e më shumë njerëzit janë duke u ndërgjegjësuar dhe në kërkim të standardit. Mendoj se kjo arrihet duke ia lënë profesionistëve. Interior design, është një punë me perspektivë në të ardhmen.
 
 
Mendoni se në një të ardhme të hapni studion tuaj?
Tashmë është vendosur! Unë po punoj shumë bashkë me disa kolegë të mi, për të hapur studion e re e cila është në proces. Studio do të quhet “PDNA Group”, një studio ku çdo projekt do të sjell një frymë të re në arredimin e shtëpive, lokaleve, zyrave apo restoranteve. Le të shpresojmë se do të jetë një sukses edhe në tregun shqiptar. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni