Olympiacos hipotekon grupet e Champions, fiton edhe Dinamo Zagreb

Olympiacos hipotekon grupet e Champions, fiton edhe Dinamo Zagreb

Olympiacos hipotekon fazën e grupeve të Champions League. Skuadra greke ka fituar 4-0 ndeshjen e parë të fazës play-off ndaj rusëve të Krasnodar dhe është shumë pranë arritjes së grupeve. Miguel Angel Guerrero ishte ai që shënoi golin e parë në minutën e 30-të ndërsa tre golat e tjerë erdhën në fund të takimit. Dygolëshin Lazar Randjelovic e realizoi në minutat 78-të dhe 86-të ndërsa një tjetër gol shtoi edhe Daniel Podence.

Një rezultat shumë të mirë siguroi edhe Dinamo Zagreb që mposhti në stadiumin “Maksimir” norvegjezët e Rosenborg 2-0 duke pasur një avantazh për ndeshjen e kthimit. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë nga Bruno Petkovic me penallti dhe Mislav Orsic.

E vetmja ndeshje e mbrëmjes së djeshme që u mbyll në barazim ishte ajo e luajtur në Zvicër mes Young Boys dhe Crvena Zvezda në shifrat 2-2. Vendasit shënuan të parët me Assale por miqtë nga Beogradi përmbysën shifrat me golat e Degenek dhe Garcia. Gjithsesi vendasit arritën të barazonin me Hoarau që kthen në gol një penallti. Ekipi i kualifikuar do të vendoset pas një jave në stadiumin Marakana në Beograd. Ndërsa shorti i fazës së grupeve do të hidhet të enjten e ardhshme më 29 gusht./ Pergatiti Andi Kapxhiu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025