Omega 3 forcon trurin,
studimi përjashton gratë 65- 80 vjeç 

Omega 3 forcon trurin,<br />studimi përjashton gratë 65- 80 vjeç 
 
Konsumimi i omega 3 tek peshku i salmonit dhe arrave mbajnë trurin aktiv, parandalojnë rrezikun e një goditje në zemër si dhe shtojnë jetëgjatësinë.

Por, tani shkencëtarët amerikanë besojnë se konsumimi i peshkut me arra nuk mund të veprojë si një nxitje e trurit tek gratë e vjetra. Ndërsa te moshat e reja, omega 3 që gjendet tek peshku salmon dhe arrat, ka efekte pozitive në forcimin e trurit dhe shëndetit të tyre.

Në kundërshtim me hulumtimet e mëparshme, zbulimi i fundit sugjeron se acidet që përmbajnë yndyrën omega 3 nuk mund ta fuqizojnë trurin tek gratë e moshave nga 65 deri në 80 vjeç.
Omega 3 forcon trurin

Studimet e fundit kanë treguar se peshku me vaj ka aftësinë që të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të Altzheimer, diabetit dhe infarktit si dhe të ndihmojë fëmijët të kryejnë më mirë provimet. Salmoni dhe arrat që përmbajnë yndyrën e omega 3 forcojnë trurin dhe aftësinë për të kujtuar. Studimet kanë treguar se kjo yndyrë shton jetëgjatësinë e personave deri në 2 vjet.

 Autori i studimit Eric Ammann i Universitetit të Lowa, tha: “Studimi i parë në të cilin omega 3 ishte një mënyrë për të parandaluar vonesën e njohjes së gjërave nga truri te gratë kishte një interes të lartë. Por, studimi ynë për fat të keq nuk përshtatet për gratë në moshë të vjetër”-shton ai.

Studimi, i publikuar në revistën Neurologji , përfshinte 2157 femra të moshës 65-80 vjeç të cilat ishin të regjistruara në iniciativën e gjykimeve të shëndetit të grave që kuroheshin me yndyrën e omega 3.

Në këtë hulumuntim, gratë nga mosha 65 deri 80 vjeç iu nënshtruan testeve vjetore prej gjashtë vjetësh për të rritur aftësinë e tyre të të menduarit dhe kujtesës.
Hulumtuesit nuk kanë gjetur asnjë ndryshim mes grave me nivele të lartë dhe të ulët të omega-3s në testin e gjakut të tyre.
truri

Nga ky studim i fundit rezultoj që për gratë nga moshat 65 deri 80 vjeç salmoni dhe arrat që përmbajnë omega 3 nuk kanë asnjë efekt për të rritur aftësinë e kujtesës dhe për të forcuar trurin e këtyre grave. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur nxirren trupat e viktimave nga helikopteri i rrëzuar ku humbi jetën presidenti iranian

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur nxirren trupat e viktimave nga helikopteri i rrëzuar ku humbi jetën presidenti iranian