Omicron frikëson botën, OBSH thirrje qeverive: Shmangni bllokimet, ndikon seriozisht në probleme të shëndetit mendor

Omicron frikëson botën, OBSH thirrje qeverive: Shmangni bllokimet, ndikon seriozisht në probleme të shëndetit mendor

Foto ilustruese

Teksa varianti Omicron i COVID ka frikësuar botën, duke bërë që shumë vende të rikthejnë izolimin, OBSH i ka bërë thirrje qeverive që të kontrollojnë përhapjen e virusit duke shmangur bllokimin total.

Dr Margaret Harris, mjeke e shëndetit publik në OBSH, tha se ndikimet në shëndetin mendor të bllokimeve janë "shumë serioze dhe ne kemi parë një rritje të madhe të numrit të personave që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor gjatë kësaj periudhe".

Vendet që vendosin izolim total, duhet të ofrojnë mbështetje shtesë për njerëzit "për të lehtësuar vuajtjet që ajo shkakton".

“Ne preferojmë të mos shohim bllokime, një bllokim të madh, sepse ato kanë impakte të mëdha ekonomike, kanë impakte shumë të rënda sociale dhe shkaktojnë probleme të shëndetit mendor”, thotë ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar